“Hidhni në kosh flamurin shqiptar”, Ylli Gurra reagon ndaj deklaratës së imamit arab

Shqipëria

“Hidhni në kosh flamurin shqiptar”, Ylli Gurra reagon ndaj deklaratës së imamit arab

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 14:27
Ylli Gurra, Abu Rumaisa

Abu Rumaisa, një imam arab që shërben në Gjermani u ka bërë thirrje shqiptarëve që të hedhin në kosh flamurin kombëtar.

Për deklaratën e tij se shqiponja me 2 koka dhe 26 krahë që pretendon se është kundër islamit, imami Ylli Gurra ka folur në emisionin “Shqipëria Live” duke thënë:

“Më e pakta fjalë që mund t’i shkojë këtij personi është ‘lajthitje e mirëfilltë’. Është përçarje kryesisht në Gjermani ku ka shqiptarë qoftë të trojeve tona dhe Shqipëria.

Nga pikëpamja ligjore, institucionet dhe besimtarët shqiptarë e kosovarë duhet të bëjnë kallëzim penal apo ta padisin. Duke filluar nga sot, duhet të reagojnë. Xhamitë në Evropë kanë një bord drejtues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat