"Popullit po i vihet shkelmi, jemi bërë për të vënë litarin në fyt" Lezhjanët revoltohen për rritjen e çmimit të bukës

Shqipëria

"Popullit po i vihet shkelmi, jemi bërë për të vënë litarin në fyt" Lezhjanët revoltohen për rritjen e çmimit të bukës

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 12:03
Ilustrim

Rritja e çmimit të bukës u reflektua edhe në lezhë në fillim të kësaj jave. Në shumicën e furrave, qytetarët e blenë bukën 10 lekë më shtrenjtë.

Kjo rritje e çmimit, e cilësuar abuzive nga autoriteti I konkurrencës, sipas qytetarëve është i papërballueshme në kushtet kur të ardhurat nuk ndryshojnë.

"Nuk e përballoj me një pension."

"Kështu e do ky popull, më vënë shkelmin në fyt", shprehen qyetarët.

Qytetarët shprehen të revoltuar pais kosto e jetesës po rritet bashkë me papunësinë.

"Nuk është e përballueshme. Njerëzot vuajnë për bukën e gojës. Janë të tërë pa punë, rrugëve, nuk ka asgjë."

Dëshpërimin për gjithë këtë situatë, e shprehin në forma të ndryshme.

"Jemi bërë për të vënë litarin në fyt. S'ka jetë më në këtë vend."

Pre më shumë se një jave çmimi i bukës është rritur në të gjithë vendin, ndërsa administratorët e furrave të bukës, fajësojnë tregtarët e miellit për këtë situatë.

Deri tani Autoriteti i Konkurrencës përveç një deklarate për medien nuk ka marrë masa konkrete për të mbrojtur qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat