Devoll/Shpërthen bombola, digjet banesa e të moshuarit në fshatin Cangonj

Shqipëria

Devoll/Shpërthen bombola, digjet banesa e të moshuarit në fshatin Cangonj

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një banesë në fshatin Cangonj të Devollit, është përfshirë nga flakët.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se banesa është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më parë ndërkohë që shkaku i zjarrit dyshohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

Në vendngjarje një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sipas punonjësve në banesë nuk ka pasur persona në momentin e shpërthimit të bombolës ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërkohë ajo çfarë mësohet është se shtëpia është në pronësi të një të moshuari i cili jetonte i vetëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat