Procesi arrin plotë 1 640 239 vaksinime anti-Covid deri tani

Shqipëria

Procesi arrin plotë 1 640 239 vaksinime anti-Covid deri tani

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria buzëqesh’ janë kryer 1,640,239 vaksinime në gjithë vendin.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së premtes shifrat e vaksinimit në total.

Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 7, 253 vaksinime.

Edhe muaji shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj Covid-19 pa asnjë kufizim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat