Basha: S’ka për të patur kuvend në PD për të shqyrtuar vendimet amerikane, qëllimi ynë të rrëzojmë regjimin e Ramës

Shqipëria

Basha: S’ka për të patur kuvend në PD për të shqyrtuar vendimet amerikane, qëllimi ynë të rrëzojmë regjimin e Ramës

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:41
Lulzim Basha

Në një deklaratë të shkurtër nga selia blu, kreu i PD Lulzim basha u përgjigj akuzave të Berishës se është kthyer në kukull të Ramës.

“Për 8 vite me radhe Rama më ka akuzuar për kukull të Berishës, dhe tani Berisha më akuzon si kukull e Ramës, e para është gënjeshtër dhe dyta nuk ndodh kurrë.

PD po ecën , do ti prijë betejes popullore për ndryshim që vjen vetëm nga largimi i regjimit dhe kthimit në shinat e demokracisë, ky është misioni i PD dhe i imi, deri në fund ,

Sa i përket pretendimeve për Kuvend dhe referundume në PD për të marrë shqyrtim vendimet e Amerikës nuk ka për të patur, objektiva jonë përballja me Ramën, s’ka për të patur kuvend të PD që shqyrton vendimet e Amerikës”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat