Mark Rutte në Shqipëri më 10 nëntor, rikonfirmon mbështetjen për integrimin në BE

Shqipëria

Mark Rutte në Shqipëri më 10 nëntor, rikonfirmon mbështetjen për integrimin në BE

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:45
Foto nga takimi

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor. Ai do të rikonfirmojë dhe njëherë mbështetjen e Holandës për vendin tonë për nisjen formale të negociatave me Bashkimin Europian.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka postuar një foto në rrjete sociale gjatë një takimi që ka zhvilluar me Mark Rutte.

Rama është takuar me kreun e qeverisë së Holandës në selinë e OKB-së në New York, ku ata ndodhen në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Postimi i Edi Ramës:

Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat