Ndarja nga jeta e Vehap Xhindolit, mesazhi i Metës: Dha kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Vehap Xhindolit, mesazhi i Metës: Dha kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:41
Ilir Meta dhe Vehap Xhindoli

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese në lidhje me ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli.

Ky i fundit humbi jetën nga koronavirusi në moshën 80-vjeçare.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se Xhindoli ishte një personalitet sportiv i gjithanshëm, që luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit.

MESAZHI I METËS

Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm.
Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit elbasanas për këtë humbje të pazëvendësueshme!
Të prehet në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat