U ekzekutua në krye të detyrës nga 21-vjeçari, sot mbahen homazhet për policin tek Pallati i Kongreseve

Shqipëria

U ekzekutua në krye të detyrës nga 21-vjeçari, sot mbahen homazhet për policin tek Pallati i Kongreseve

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 09:23
Aldi Rama

Ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të mbahen homazhet për Saimir Hoxhën, oficerin e policisë që u ekzekutua një ditë më parë në krye të detyrës.

Autori i vrasjes së oficerit të policisë dje në Lezhë është Aldi Rama, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Aldi Rama pasi refuzoi kontrollin e policisë qëlloi me armën tip pistoletë TT  oficerin Saimir Hoxha.

Plumbat e goditën në zemër policin, i cili humbi jetën rrugës për në spital. Vrasësi rrëmbeu makinën dhe u përpoq të largohej, disa qindra metra më pas braktisi atë

. Për kapjen e 21-vjeçarit u angazhuan forca të shumta policie ku në ndihmë ishte edhe një helikopter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat