Shoku i Aldo Ramës: Nuk besoj se ka vrarë veten, ka pasur plumba automatiku jo pistolete!

Shqipëria

Shoku i Aldo Ramës: Nuk besoj se ka vrarë veten, ka pasur plumba automatiku jo pistolete!

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 10:25
Aldo Rama

Shoku i Aldo Ramës, autorit që ekzekutoi dje nënkomisarin Saimir Rama, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, thotë se ai nuk beson se ai ka vrarë veten por e ka vrarë policia, pasi sipas asaj që ai dinte ka pasur plumba automatiku dhe jo pistolete.

‘Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten pasi policia i ka gjuajtur tij se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. Jetonte me familjen. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar. Kur më mori vëllai sot në telefon thash ca ka ndodh e ka vra Ald Rama. Nuk u bo i gjallë desha ta kontaktoj por kur e pashë në lajme.’- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat