Portret i patretur i Hysni Leskajt

Shqipëria

Portret i patretur i Hysni Leskajt

Nga: Agim Jazaj Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:02
Hysni Leskaj

Në prezantimin e parë, në komunikim me njerëzit, më të rritur dhe më të vegjël në moshë, rrjedha e bisedës mund vijon me pyetjen: “Nga i kini rrënjët, duke vijua me mbiemrin, sepse komunikimi mund të orientohet edhe më mirë me bashkëbiseduesin, pa lënë mënjanë mënyrën, mundësinë për të shpalosur edhe formimin, inteligjencën?...

Më kujtohet një komunikim me një ish zyrtare, inxhiniere, kur e pyeta e më komentoi mbiemrin; Xhelilaj.

-Xhelilaj- i them ka nga disa vende, me origjinë të Vlorës...

Dhe nga ky mbiemër nuk kam njohur, nuk më ka zënë veshi ndonjë të lig!...

Duke vijuar, bashkëbiseduesja më pyeti?:

 -“Ore- çfarë pune ke bërë ti”?

-Nuk u mendova gjatë, iu përgjigja shkurt: Kam qenë edhe çoban me dhi, po i sillja sakllëm në shtëpi!

Inxhiniere Xhelilaj- ja dha të qeshurës...

Sa më shumë madhohet njeriu në jetë kujton dhe të gjithë ata që i kanë dhënë mundësi e aftësi, të përballojë pengesat dhe të ngjis shkallët... Kujtojnë njerëzit që i kanë dhënë dorën, dhe nuk i kafshojnë dorën, siç ndodh rëndom tashmë, madje duke kafshuar jo më dorën, po gjithë edhe Kufomën e njeriut!

Shoqëria jonë e ndodhur përballë kafshimeve, mosmirënjohjes dhe mirënjohjes!

Të kujtosh të gjallët dhe të çmosh të vdekurit që të kanë mjekuar plagët, duke mos harruar, madje edhe ata që të kanë kafshuar duart dhe trupin në jetë!

Vitet rrjedhin në shtratin e tyre.

Njeriu e kthen kokën pas.

Ndër burrat e ndritur që ka lindur krahina e “Labërisë”, zë vend në hartën e saj, të Vlorës, madje dhe të vendit edhe figura, kontributi i njeriut të selitur; Hysni Leskaj.

Hysni Leskaj lindi në vitin 1930 në fshatin Bolenë, e njohur me tradita atdhetare-patriotike, burrërie dhe fisnikërie. Qysh në moshën e vogël 13- 14 vjeç, kreu detyrën e vështirë të korrierit, në shërbim të çetës territoriale dhe të Këshillit Nacional- Çlirimtar, Qarkut -Vlorë.

Qysh në moshën e vogël shpaloste mendime dhe aksione të mbi moshës, në radhët edhe të udhëheqjes së rinisë, aksionet e kohës, deri në specializimin e tij jashtë vendit si në; Sofje, duke u specializuar për organizimin dhe drejtimin e ekonomisë.

Rreth vetëve 1978-80, duke marrë pjesë në stërvitjen ushtarake të kohës, për të përzënë “armikun e hedhur në det” ishim përqendruar në qendër të fshatit Cerkovinë, ish pjesë e Kooperativës së Bashkuar- Novoselë.

Në mensën e fshatit, ku gjeta kuzhiniere kushërirë Kajsien, vjen aty edhe drejtuesi i lartë i Kooperativës; Hysni Leskaj.

Kajsia na prezantoi. Hysniu i rritur ishte shok, madje i afër me djalosharin, po nuk e dija, nuk e njihja deri më atëherë.

“Të njoh dhe të ndjek në gazetën “Zëri i Vlorës”- më thotë Hysniu në atë mensë të thjeshtë, po shumë sinjifikative, me gjellën e drekës të shtruar; gjizën e skuqur dhe makaronat.

Njoha një njeri që më mungonte dhe do më bëhej frymëzim e krah në jetë edhe atë kohë, plotë pengesa, po nuk kishte ligësi, si sot me kaq kurbë në shpirtin e njerëzve!

Qysh nga ai moment u bëra mik me Hysni Leskaj dhe mbeta mik i përjetshëm!

Më duhej të realizoja një kërkesë jetike...

 I’a them Dashos, teksa pimë kafen. Edhe ai mik i çmuar, sa dhe dashamirës, siç kishte emrin.

-“Oh,  më thotë Dashua, e ke të zgjidhur!

Ik tako mikun, Hysnin se është caktuar atje”...

Mora rrugën dhe takova mikun tim...

Dhe njeriu i mirë të bëhet krah, nuk t’i pret krahët. Lumturohet duke lumturuar të tjerët!...

Edhe Hysniu është larguar nga jeta, i dhembur nga plagët e jetës, dhe mbetet i përjetshëm në kujtesën e njerëzve që e kanë njohur, qysh nga vendlindja e tij: Bolena e traditave, në Vlorën ku ka lënë gjurmë jete, kudo ku punoi dhe drejtoi!

Për gati gjysmë shekulli Hysni Leskaj, punoi dhe drejtoi në ish Ndërmarrjet ekonomik të Vlorës, si  në ndërmarrjen e Grumbullimit, drejtues në Kooperativën e tipit të lartë: Novoselë, në Mavrovë, Gumenicë, Lapardha, ku edhe sot e kujtojë ata që e kanë njohur, po dhe ata që se kanë njohur, i njohur nga ata që kanë punuar dhe kanë mbajtur shënim në kujtesën e tyre, modelin e njeriut dhe të drejtuesit. Drejtues i ndërmarrjes Rruga- Ura, ku ka shtruar rrugë dhe i mbanin “xham” të kohës; që nga Vlora e deri në Sarandë e Teplenë duke mbetur gjurmët e punës pasiononte të ish drejtësitë edhe sot.

Drejtues në ish Komitetin Ekzekutiv të Qytetit të Vlorës, e kudo la gjurmë dhe mbetet në kujtesën e qytetarëve të Vlorës, si modeli i njeriut dhe drejtuesit të selitur!

Mbeten në përjetësi kontributi dhe veprat e ndërtuara prej ish drejtorit të ndërmarrjes: Ura mbi lumin e Shushicës që lidhi vendlindjen e tij Bolenën me rrugën Nacionale. Shumë çezma janë ndërtuar prej ideimit të Hysniut si në: Llogara, Gjorm, Qafa e Koçiut, Brataj, të cilat edhe sot i kujtojnë njerëzit të ndërtuara nga Hysni Leskaj, tek vënë buzët dhe shuajnë etjen, kujtojnë dhe falënderojnë njeriun...

Ai është larguar nga bota e të gjallëve, por mbetet si të rrallët; mes të gjallëve me modelin e njeriut me Dhimbsur e Ndjeshmëri Njerëzore. Ai që lumturohej duke lumturua të tjerët, dhe jo duke lënduar të tjerët.

Atij i dhimbset plaga e tjetrit si në trupin e tij.

Për këto modele njerëzish dhe drejtuesish, ka etje dhe defiçencë shoqëria jonë, ajo pjesë e emancipuar dhe e civilizuar...

Njerëzit largohen nga jeta e të gjallëve, por modeli, veprat e njeriut, mbeten në përjetësi, mes të gjallëve...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat