Prindërit nuk “bëhen” të gjallë, ja kush është familjari që do të tërheqë trupin Aldi Ramës

Shqipëria

Prindërit nuk “bëhen” të gjallë, ja kush është familjari që do të tërheqë trupin Aldi Ramës

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 18:56
Aldi Rama

Trupi i pajetë i Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha do të tërhiqet nesër nga tezja e tij. Kur kanë kaluar më shumë se 14 orë nga momenti që Rama ka ndërruar jetë tek spitali i Traumës ku dhe po kurohej pasi qëlloi veten në kokë me armë zjarri, është bërë ‘i gjallë’ një prej familjarëve.

Tezja e Ramës do të paraqitet nesër për të marrë trupin dhe për ta përcjellë të riun për në banesën e fundit. Dy prindërit e tij ndodhen gnë Greqi, babai në burg, i dënuar përjetë, ndërsa e ëma jetpnte në vendin fqinj, por deri më tani nuk është bërë me dije nëse është nisur për në Shqipëri apo jo.

Aldi Rama jetonte me gjyshërit e tij pasi prindërit i kishte të divorcuar. Ai vrau një ditë më parë nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë dhe më pas qëlloi veten me plumb në kokë. Ai u gjet nga forcat RENEA i shtrirë në një kanal dhe u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat