Qeveria i jep 50 milionë lekë familjes së nënkomisarit që u vra në krye të detyrës

Shqipëria

Qeveria i jep 50 milionë lekë familjes së nënkomisarit që u vra në krye të detyrës

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 19:50
Saimir Hoxha

Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një ndihme prej 50 milionë lekësh për familjen e efektivit të vrarë një ditë më parë në Lezhë, Saimir Hoxha. Për dhënien e kësaj ndihme ministri i Brendshëm ka propozuar ndryshimin e ligjit “Për buxhetin e viti 2021”.

Sipas vendimit i cili është miratuar sot nga qeveria, ndihma prej 5 milionë lekësh (të reja) do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ditën e sotme ministri Çuçi  bëri me dije se familja do të përfitojë një pension të rregullt së bashku me fëmijët.

Ndërsa pas fillimit të universitetit ata do të përfitojnë 170% te pages se te atit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat