Çuçi: Do të krijojmë Policinë Alpine për turistët

Shqipëria

Çuçi: Do të krijojmë Policinë Alpine për turistët

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 22:05
Pamje nga takimi

Shqipëria do të krijojë një strukturë në policinë e shtetit, që do të quhet skuadra e policisë alpine.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shprehet se asistencën do ta marrin nga Austria.

“Me ministrin Federal të Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, gjatë takimit të sotëm në Tiranë folëm edhe për asistencën që ata mund të na japin për të krijuar skuadrën e Policisë Alpine në Policinë e Shtetit.

Gjithmonë e më shumë zonat malore të Shqipërisë po preferohen nga turistët, përfshi edhe ata nga Austria.  Alpet tona janë një destinacion mjaft i frekuentuar nga turistët gjatë gjithë vitit. Besoj se ka ardhur momenti që këtij realitet të ri të krijuar në këto zona t’i qasemi në një formë tjetër edhe përmes shërbimit policor” shprehet Çuçi pas takimit me homologun austriak në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat