Emri/ Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë, arresohet autori i dyshuar

Shqipëria

Emri/ Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë, arresohet autori i dyshuar

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 08:40
Edison Begaj

Katër muaj pas atentatit që iu bë Edison Begajt në Vlorë, ku si pasojë mbeti i plagosur policia ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Mitri Prifti 36 vjeç.

Policia e Vlorës bën të ditur se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për 36-vjeçar e shpallur në kërkim, i cili akuzohet për tentativë vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në 29 maj të këtij viti në fshatin Kaninë.

“Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat