Policia aksion në Lezhë/ Arrestohet një grua për kultivim droge, në kërkim bashkëshorti dhe djali i saj

Shqipëria

Policia aksion në Lezhë/ Arrestohet një grua për kultivim droge, në kërkim bashkëshorti dhe djali i saj

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar në Lezhë, ndërsa burri dhe djali i saj janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua në fshatin Gocaj të Lezhës, ku gruaja u kap në flagrancë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gocaj, Një Administrative Balldre, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases: A. C., 52 vjeçe, banuese në Gocaj, Lezhë. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, bashkëshorti dhe djali i shtetases A. C.

Shtetasja A. C. është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në tokën në pronësi të tyre, në fshatin Gocaj, Lezhë”, thotë policia.

Ndërkohë në Kurbin në vendin e quajtur ura e Milotit është arrestuar një 22-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri.

“Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur ” Ura e Milotit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin R. Ll., është gjetur një armë zjarri pistoletë, më krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ll., 22 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat