Kushti i PS për të biseduar me PD për “Zgjedhoren” dhe “Territorialen”

Shqipëria

Kushti i PS për të biseduar me PD për “Zgjedhoren” dhe “Territorialen”

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 22:44
Partia Socialiste është e gatshme që të diskutojë me Partinë Demokratike

Partia Socialiste është e gatshme që të diskutojë me Partinë Demokratike, si për reformën zgjedhore, ashtu edhe për atë territorale, por me kushtin që të mos vendosen kushte.

“Nuk zhvillohen negociatat që secili të vijë me listën e tyre të dëshirave. Ne jemi gati, nëse kërkojnë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri deklaroi se socialistët po presin kërkesën e PD për ngritjen e një komisioni për reformën zgjedhore, e cila sipas tij, ka rekomandime të ODIHR për të adresuar. Njëri prej rekomandimeve është edhe depolitizimi i administratës zgjedhore.

“E presim kërkesën nga PD, ne jemi gati të negociojmë. Elektoralja ka rekomandime për t’u adresuar”, vijoi ai.

Në lidhje me reformën në drejtësi dhe vettingut, Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve tha se në këtë pjesë, nuk negociohet dhe se kërkesa për shtyrje nuk është politike, por edhe e partnerëve ndërkombëtarë që po asistojnë në këtë reformë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat