E gjithë familja me precedentë, arrestohet xhaxhai i Aldi Ramës, theu arrestin shtëpiak

Shqipëria

E gjithë familja me precedentë, arrestohet xhaxhai i Aldi Ramës, theu arrestin shtëpiak

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 12:08
Aldi Rama

Baki Rama, xhaxhai i Aldi Ramës, i cili vrau policin Saimir Hoxha, është arrestuar nga policia pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak.

Burime bëjnë me dije se ai ishte lënë nga gjykata në “arrest shtëpie” pasi ishte arrestuar për tregti të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia ditën kur ndërroi jetë Aldi Rama, xhaxhai i tij nuk është gjetur në banesë.

Dyshohet se familjarët i thanë policisë se ai kishte shkuar në Tiranë për të marrë trupin e pajetë të nipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat