Kundër mësimit me 30 minuta/ Elbasan, prindërit e nxënësve lajmërojnë protesta

Shqipëria

Kundër mësimit me 30 minuta/ Elbasan, prindërit e nxënësve lajmërojnë protesta

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Teksa përfundon java e parë e këtij viti shkollor, prindër e nxënës shprehen më të vendosur në kërkesat e tyre kundër mësimit 30 minuta.

Edhe në Elbasan prindërit janë të shqetësuar për breza të tërë fëmijësh që po mbeten të panxënë ndërsa në shkollat private mësimi zhvillohet normalisht e sikur të mos mjaftonte lokalet janë plot më njerëz.

Prindërit janë të vendosur t’i bashkohen peticionit të nisur në Tiranë kundër mësimit 30 minuta e madje të bashkohen në protesta para Ministrisë së Arsimit deri në kthimin e shkollës në normalitet.

Pas dy vitesh pandemi dhe mësimit të cunguar duket se tashmë që çdo gjë ka shkuar drejt normalitetit, vendimi për shkollat është i papranueshëm dhe abuziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat