Marrëveshja drejt skadimit, naftëtarët kërkojnë zgjidhje për rrogat: Ndjekim rrugën ligjore

Shqipëria

Marrëveshja drejt skadimit, naftëtarët kërkojnë zgjidhje për rrogat: Ndjekim rrugën ligjore

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Për 11 muaj, 850 naftëtarët e Ballshit kanë marrë rrogën në bazë të një marrëveshje me qeverinë, por në nëntor kjo marrëveshje skadon.

Të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me ta pas nëntorit, naftëtarët u mblodhën sot pranë uzinës së naftës, duke kërkuar që rafineria të rikthehet në punë.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se ata do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të gjetur zgjidhje, duke kërkuar ndihmë nga qeveria.

Ata gjithashtu thanë se prej ditësh janë të detyruar të paraqiten në uzinë për shkak se kamionë të disa kompanive nënkontraktore vijnë për të marrë mall në këmbim të borxheve i kishte kompania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat