Kikia: PD ose drejt riorganizimit ose shpërbërjes, nisma e Berishës për interes personal

Shqipëria

Kikia: PD ose drejt riorganizimit ose shpërbërjes, nisma e Berishës për interes personal

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 21:11
Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia u shpreh se PD është shpërndarë dhe në rend të ditës është riorganizmi apo shpërbërja e saj si formacion politik.

Ai theksoi se Berisha ka të drejtë kur thotë se opozita po shkon nga dështimi në dështim, por për këtë situatë janë të dy përgjegjës; si Basha ashtu edhe Berisha.

Kikia: Mendoj se në PD po ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme. Partia është shpërndarë dhe në rend të ditës është riorganizmi apo shpërbërja e saj si formacion politik. Berisha ka qenë njeriu që për dekada ngriti një mekanizëm e një sistem që nuk ka qenë më i miri, ku janë përjashtuar njerëzit që mendonin ndryshe nga kryetari i partisë. Mbërritëm sot në një pikë ky Berisha ka rënë viktimë e mekanizmit të tij. Sot është ai që mund të shkatërrojë këtë mekanizëm.

Duket se një pjesë e Bazës është në mbështetje të Berishës, sepse shumë prej tyre u jep adrenalinë, kur opozitarëve u duhet të qëndrojnë për herë të tretë në opozitë. Sigurisht që Berisha ka të drejtë kur thotë se opozita po shkon nga dështimi në dështim sepse ka humbur shumë beteja politike. Por Berisha nuk është personi që qëndron jashtë këtyre përgjegjësie. Basha dhe Berisha janë përgjegjës njëlloj për ato që nuk kanë ndodhur mirë në PD.

Kikia hstoi se Berisha në këtë betejë nuk është për parime sepse për parime mund ta ndërmerrte edhe në vitin 2017 apo 2021.

Kikia: A është Berisha në këtë betejë për parime? Unë them jo sepse për parime mund ta ndërmerrte edhe në vitin 2017 apo 2021. Ai u hodh në këtë betejë kur iu cenua interesi personal. Çfarë do të prodhojë kjo lëvizje? Berisha ka mundësinë që të ngelë në historinë e partisë Demokratike; nëse ai ka hyrë në këtë kryengritje politike thjeshtë për hakmarrje për atë që bëri, dhe më pas të çojë një Bashë tjetër, unë mendoj se ky do të jetë fundi i PD-së. Nëse ai ka hyrë për parime për të rithemeluar PD-në, por do të ndezë zjarrin e do të rrijë në anë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat