“Jo vaksinimit të detyrueshëm”/ Protestuesit i bëjnë thirrje policisë: Zgjohuni nga gjumi!

Shqipëria

“Jo vaksinimit të detyrueshëm”/ Protestuesit i bëjnë thirrje policisë: Zgjohuni nga gjumi!

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 19:36
“Jo vaksinimit të detyrueshëm”/ Protestuesit i bëjnë thirrje policisë: Zgjohuni nga gjumi!

Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme rreth orës 18:00 para sheshit “Nënë Tereza” për të marshuar kundër vaksinimit të detyruar. Ata janë kundër vaksinës anti Covid dhe organizuan një protestë, ku bënë thirrje që do të vijojnë me këto veprime, edhe nëse i pengon policia.

Në një moment, teksa ishin të rrethuar nga efektivët, protestuesit nisën të brohorisnin me të madhe: “Zgjohuni nga gjumi.”

Të marshojmë në rrugë, edhe nëse policia na pengon, ne do të vijojmë marshimin. Poshtë diktatura. Ne nuk do të prodhojmë asnjë incident që të mos i japim kuksin Edi Ramës që t’i thotë Sorosit, ja unë e bëra atë që deshe. Ne do të fillojmë këtu protest. Policë, zgjohuni nga gjumi….”, tha aktivisti Altin Goxhaj.

Rreth një javë më parë, dhjetë persona u prodeduan penalisht nga policia e Tiranës pasi organizuan protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm. Ata akuzohen edhe për thirrje publike për veprime të dhunshme dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat