Nëna tronditet kur shikon 26-vjeçarin të vdekur në rrugë, ganezja kishte ardhur sot në Shqipëri

Shqipëria

Nëna tronditet kur shikon 26-vjeçarin të vdekur në rrugë, ganezja kishte ardhur sot në Shqipëri

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 21:27
Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah

Dalin detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga ngjarja tragjike që tronditi mbrëmjen e sotme Tiranën, ku dy të rinj mbeten të vdekur.

Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah, çifti që ndërroi jetë, ishin të lidhur prej janarit të këtij viti. 

Mësohet se ganezja me pasaportë franceze mbërriti vetëm mesditën e sotme në Shqipëri.

Nga ana tjetër nëna dhe të afërm të 26-vjeçarit, Klinton Pira kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i kërkojnë grupit hetimor informacion dhe shpjegime.

Nëna e tij ka shpërthyer në lot kur pa në rrugë trupin e pajetë të 26-vjeçarit, i cili u zhvendos për tu transportuar me ambulancë drejt morgut.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat