Të mbuluar me gjak, dalin pamjet e shqiptarit dhe ganezës të shtrirë në tokë

Shqipëria

Të mbuluar me gjak, dalin pamjet e shqiptarit dhe ganezës të shtrirë në tokë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 21:57
Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku humbën jetën dy të rinj.

Në media janë publikuar pamje të rënda nga momenti kur Jawsackie Jaboah dhe i dashuri i saj Klinton Pira gjenden të shtrirë në tokë.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga Dosja.al, Pira ka rënë poshtë pallatit, duke ndërruar jetë në vend.

Ndërsa 31-vjeçarja ganeze shihet e shtrirë pranë disa makinave, ndërsa poshtë saj ka një pellg gjaku të krijuar nga plaga e thikës që do t’i merrte edhe jetën pak orë më pas.

Dëshmitarë të ngjarjes, të cilët kanë shkrepur edhe foton kanë bërë me dije se Policia dhe Ambulanca kanë vonuar për të mbërritur në vendin e ngjarjes, gjë që mund t’i ketë kushtuar edhe jetën të resë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat