“Kjo është pasoja fatale”/ Kërkesa për rikthimin e mësimit me orar të plotë në shkolla, Manjani reagon ashpër

Shqipëria

“Kjo është pasoja fatale”/ Kërkesa për rikthimin e mësimit me orar të plotë në shkolla, Manjani reagon ashpër

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 08:57
Ylli Manjani

Avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me peticionin e prindërve për të kthyer orarin normal të shkollës që fëmijët e tyre të mos bëjnë mësim me orë të reduktuara.

Postimi i Manjanit:

Ja si katandiset njeriu që ka fëmijë për të shkolluar në në shtetin e masave të jashtëzakonshme (Maßnahmenstat)!

Shkumëzon në Facebook, nënshkruan edhe peticione që shkolla ti mbajë fëmijët  aty brenda për disa orë më shumë.

Asnjë shqetësim, debat, peticion (protestë jo e jo) se çfarë mëson fëmija në shkollë në ato orë qëndrimi atje. Asnjë fjalë për librat, programet, cilësinë e mësimit, nivelin e nxënies, analfabetizmin funksional në rritje.

Jo!

I vetmi shqetësim është pse nuk na i mban shkolla fëmijët më gjatë aty!!!

Dhe kjo, pra mbyllja fizike e fëmijeve në ca godina që përshkak të traditës quhen ende shkolla,  konsiderohet fitore. Arritje e madhe madje.

Prindi duket sikur e ka barrë fëmijën e jo kënaqësinë e jetës. Mjafton të jetë në shkollë, pa se ç’mëson aty ska gjë… Kulmi!

Kjo është pasoja fatale kur shteti të vendos në gjendje emergjence sipas qejfit të Bosit që sundon. 

Të duhet fitore që ora e mësimit do jetë aq sa ka qenë gjithmonë, jetë e mot.

Zaten ska si të jetë ndyshe në shtetin e masave të jashtëzakonshme, ku edhe opozita është dhënë me koncension …

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat