Kontrolle në Rinas/ Prapësohen dy persona nga Bangladeshi të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikuara

Shqipëria

Kontrolle në Rinas/ Prapësohen dy persona nga Bangladeshi të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikuara

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Policia kufitare në Rinas ka shtuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe atë të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy shtetas nga Bangladeshi të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikuara janë prapsuar.

Ndërsa gjatë muajit Shtator janë prapësuar 35 shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe nga Turqia me viza të falsifikuara.

Njoftimi i policise

Rinas/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe atë të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Prapësohen në Rinas dy shtetas nga Bangladeshi të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.

Gjatë muajit Shtator janë prapësuar 35 shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe nga Turqia me viza të falsifikuara.

Po përgjatë muajit Shtator 2021, si rezultat i masave të shtuara në kufi për kontrollin e kufirit dhe goditjen e paligjshmërisë janë evidentuar 15 raste të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe “Falsifikim i dokumentave”, 5 prej tyre për falsifikim të tamponëve të Covidit.

Gjithashtu është evidentuar dhe 1 rast për “Falsifikim i dokumentave shendetsore” dhe 4 raste për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në këto vepra janë implikuar 21 autorë, nga të cilët:
8 autorë janë arrestuar në flagrancë, 13 autorë janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale: dokumentat, 15 pasaporta, 18 karta identiteti,13 leje qendrimi,8 patenta,6 karta shendeti, 6 viza elektronike.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në hyrje të RSH për muajin Shtator 2021, janë kapur në hyrje:

Një shtetas me pasaportë të falsifikuar dhe 2 shtetas me karta identiteti të falsifikuara.

Personat që i posedonin këto dokumente nuk janë lejuar të futen në Shqiperi janë prapësuar Inad në vendin e origjinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat