Ulen infektimet me Covid-19 në vend, por vala e katërt e pandemisë shënon rekord viktimash

Shqipëria

Ulen infektimet me Covid-19 në vend, por vala e katërt e pandemisë shënon rekord viktimash

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Situata e shtrimeve në spital [për shkak të Covid-19 duket se është përmirësuar. Gazetari Erjon Skëndaj raporton pse ditën e sotme ka patur vetëm 3 autoambulanca ndërkohë që numri i të shtruarve mbetet minimal. Në një krahasim me javën e kaluar kemi 50 shtrime më pak.

Po ashtu edhe numri i të infektuarve ka ardhur duke u ulur ku në krahasim më një javë më parë kemi 80 infektime më pak.

Po të njëjtën gjë nuk mund të themi për fatalitetet, numri i të cilave mbetet shqetësuese. Gazetari Skëndaj tha se kjo javë ka shënuar numrin më të madh të viktimave të valës së katërt të pandemisë ku 81 persona humbën jetën.

Po ashtu behët e ditur se në mesin e të shtruarve ka 5% me 1 ose 2 doza vaksina dhe në gjendje të rëndë ndërkohë që vaksinimi mbetet në shifra shumë të ulta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat