Shqipëria qendër strehimi refugjatësh, reagon ministrja e Jashtme

Shqipëria

Shqipëria qendër strehimi refugjatësh, reagon ministrja e Jashtme

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 15:52
Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas lajmit të publikuar nga ‘The Sun’ se Shqipëria do të strehojë emigrantët e paligjshëm që kapen në Angli.

 Përmes një postimi të bërë në ‘Tëitter’, Xhaçka e konsideron lajmin si gënjeshtër madje shton se vendi ynë nuk ka pasur ndonjëherë bisedime të tilla. Ajo e quan të turpshëm këtë sajesë që është bërë nga media britanike.

Postimi i plotë:

Absolutisht  gënjeshter lajmi se në Shqiperi mund te ngrihet nje qender per strehimin e azilanteve nga vende te treta. As ka e as ka pasur ndonjehere bisedime per nje ide te tille. E turpshem sajesa e nje lajmi te rreme si ky nga mediat angleze. Ne jemi krenare per strehimin e 4000 refugjateve afgane, cka e kemi bere ne sy te gjithe botes, por nuk do te kthehemi kurre ne nje qender ku vende ku e ku me te medha e me te pasura se ne te deportojne azilantet e tyre. Kam instruktuar perfaqesine tone diplomatike ne angli te kerkoje pergenjeshtrimin e menjehershem te ketij lajmi te rreme.

‘The Sun‘ publikoi ditën e sotme lajmin se Shqipëria do të pranojë refugjatët që kapen dhe kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, ku shkruante se palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Biseda kryesore për këtë çështje është bërë gjatë vizitës së ministres së brendshme britanike, Priti Patel, javë më parë në Shqipëri. The Sun shkruante se, të gjithë klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil, fillimisht do të sillen në Shqipëri, ku do të ngrihet një qendër pritjeje në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat