Po digjnin plehrat, del nga kontrolli zjarri në Berat, rrezikohet stacioni elektrik

Shqipëria

Po digjnin plehrat, del nga kontrolli zjarri në Berat, rrezikohet stacioni elektrik

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Duhanas në Berat. Gazetari i ABC, Artan Diko raporton se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga disa prej banorëve të zonës, që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre.

Era e fortë ka favorizuar flakët e zjarrit, duke i bërë ato të pakontrollueshme nga vetë banorët, të cilët kanë njoftuar policinë. Flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi drejt tokave të tjera bujqësore, ndërkohë që në rrezik nga flakët ndodhet nën/stacioni elektrik i fshatit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të repartit të shpëtimit nga zjarri, të cilët po përpiqen të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e tyre drejt nën/stacionit elektrik.

Duke qenë se zona është favorizuese për kalimin e mjeteve deri në zonën e zjarrit, në aksionin për fikjen e tij janë përfshirë 3 mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra efektivë zjarrfikësish.

Edhe pse vala e madhe e zjarrit është minimizuar, ende vijon të përparojë, ndërkohë që ka ende disa vatra aktive në tokat e përfshira nga flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat