SPAK nis verifikimet për politikanin shqiptar tek skandali i Pandora Papers

Shqipëria

SPAK nis verifikimet për politikanin shqiptar tek skandali i Pandora Papers

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 12:32
Pandora Papers

Rrjedhja e dokumenteve sekrete që zbuloi pasuritë e fshehura të zyrtarëve nga e gjithë bota, ishte lajm në të gjitha mediat e botës nga mbrëmja e së dielës.

Në listën e 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore rezulton edhe një politikan shqiptar.

Burime nga SPAK bëjnë me dije për Euronews Albania se po verifikojnë informacionet e dala nga “Pandora Papers“ për të vendosur nëse do ketë një hetim.

Llogaritë offshore janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat