Vdekja e shqiptarit dhe ganezes/ Gazetarja zbulon sherrin mes çiftit: Ja pse ndodhi tragjedia

Shqipëria

Vdekja e shqiptarit dhe ganezes/ Gazetarja zbulon sherrin mes çiftit: Ja pse ndodhi tragjedia

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 12:39
Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah

Zbulohen detaje të reja nga vdekja e çifti shqiptaro-ganez, ngjarje që tronditi Tiranën fundjavën e shkuar.

Ngjarja horror ka terrorizuar banorët e pallatit, pasi shumë prej tyre kanë parë të gjakosur 31 vjeçaren ganeze, ndërsa pak më vonë, kanë parë edhe 31 vjeçarin që u hodh nga kati i tetë i pallatit.

Për Top News, gazetarja Dorjana Bezati tha se shkak i krimit ka qenë xhelozia e Klinton Pirës. Sipas saj, largësia ndaj të dashurës së tij, Jawsackie Jaboah, kishte bërë që i riu të kalonte në depression.

“Muajin e fundit është parë një krisje e kësaj marrëdhënie. 26 vjeçari kishte kaluar në depresion, për shkak të xhelozisë. Mësohet se ganezja vinte shpesh në Shqipëri. I riu kishte jetuar disa vite në Angli si emigrant i parregullt. Ngjarja e rëndë duket se ka ardhur për shkak të xhelozise. Kushëriri i tij i ka transportuar nga aeroporti i Rinasit”, tha gazetarja në “Breaking” në Top News.

Si ndodh ngjarja

“Fillimisht ka patur një konfrontim fizik. Më pas ganezja është qëlluar me armë. Lufta ka vijuar edhe në korridorin e pallatit, ndërsa më pas shtetësja e huaj ka arritur të zbresë deri në oborr. Qytetarët janë tmerruar kur e kanë parë atë në sheshpushimin e pallatit.

Pas krimit shokues, 31 vjeçari u hodh nga kati i tetë i banesës, duke u mbyllur kështu me dy viktima, një histori dashurie”, u shpreh gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat