Aksident në Durrës/ Makina del jashtë rruge, 3 të plagosur

Shqipëria

Aksident në Durrës/ Makina del jashtë rruge, 3 të plagosur

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, ku shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat