Rama takohet me kryeministrin spanjoll, nënshkruhen dy marrëveshje

Shqipëria

Rama takohet me kryeministrin spanjoll, nënshkruhen dy marrëveshje

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 15:24
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së hënës me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës Pedro Sánchez.

Gjatë takimit, dy kryeministrat kanë nënshkruar dy marrëveshje: 

Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës evropiane për ekstradimin e vitit 1957.

Siç shprehet kreu i qeverisë në një postim në Facebook, kjo vizitë hap një faqe të re në marrëdhëniet “me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat