Skandali “Pandora Papers”/ Spahiu: Kompanitë offshore krijohen nga korporatat

Shqipëria

Skandali “Pandora Papers”/ Spahiu: Kompanitë offshore krijohen nga korporatat

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 22:26
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje me skype në emisionin Open në Top Channel tha se kompanitë offshore nuk krijohen as nga politikanët, as nga kriminelët por nga korporatat.

“Paratë merren kesh sepse transaksioni bankar lë gjurmë dhe asnjë nuk ka interes të lërë gjurmë indirekte. Në tërësi kjo parajsa fiskale, ka përfituar Shqipëria apo është dëmtuar.  Dikur këta mbretërit e Jordanisë apo vendeve arabe t’i kishin sjellë në Shqipëri hajt mo edhe mund t’i diskutonim. Çështja është që Shqipëria nuk përbën interes investimi qoftë për subjektet e korruptuara ata të pastrimit të parave qoftë për evazion fiskal. Danimarka ka taksa shumë të larta, ata do vinin me kompani offshore në Shqipëri. 90% e subjekteve që kanë ndërtuar kompani nuk janë politikanët apo kriminelët por janë korporatat. Ata nuk vijnë në Shqipëri, nuk ka përfituar ndonjë gjë më të më të madhe”, tha Spahiu.

Në lidhje me politikanin e përfshirë në skandalin e “Pandora Papers”, ai tha se edhe sikur emri të dalë, pastrimi i parave nuk do të aprovohet dhe çështja do jetë nul.

“Mendoj që do jetë nul, s’do ketë asnjë mundësi për të provuar. Ne nuk kemi një kuadër, një ligj që ndalon kompanitë offshore. Nëse ai subjekti nuk ka lidhje me atë tender nuk ka shkak pasojë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat