Aksident i rëndë në Rrëshen/ 3 të lënduarit nisen drejt Traumës

Shqipëria

Aksident i rëndë në Rrëshen/ 3 të lënduarit nisen drejt Traumës

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 13:28
Aksident i rëndë në Rrëshen/ 3 të lënduarit nisen drejt Traumës

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në Rrëshen.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Të plagosurit janë nisur drejt Traumës për mjekim më të specializuar.

Zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e trupave të bllokuar në automjet.

Nuk dihet ende gjendja e tyre dhe as identiteti i të plagosurve.

Mirditë/Informacion paraprak

Në afërsi të një karburanti, në Mirditë, automjeti me drejtues shtetasin F.M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë shtetasit P.P., dhe L.P., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin P.Gj. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat