Vala e parë e motit të keq po vjen, zonat që do të godasë në Shqipëri

Shqipëria

Vala e parë e motit të keq po vjen, zonat që do të godasë në Shqipëri

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:53
Harta

Në ditët në vijim një pjesë e territorit shqiptar pritet që të përfshihet nga një mot i keq me reshje dhe stuhi. Observatori Kombëtar i Athinës thekson se vala e stuhisë nga Italia do të godasë Shqipërinë dhe Greqinë.

Sipas hartës së publikuar nga mediat në vendin fqinj, shqetësimi atmosferik në Itali pritet të lëvizë ngadalë në lindje me fenomene të forta lokale nga mesdita e së mërkurës, 6 Tetor deri në fund të javës

Harta e publikuar nga mediat greke

Bazuar te harta meteorologjike e lëvizjes së stuhisë, reshjet do të prekin një pjesë të konsiderueshme të territorit tonë dhe veriun e Greqisë. Reshjet pritet që të zgjasin deri në datë 8 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat