“Shkruaje këtu, hajvan”/ Zagani për letrën e Ardi Veliut: Na degjeneroi komplet, nuk u bë dot polic

Shqipëria

“Shkruaje këtu, hajvan”/ Zagani për letrën e Ardi Veliut: Na degjeneroi komplet, nuk u bë dot polic

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:24
Zagani

Largimi i Ardi Veliut nga posti i drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Virale është bërë një letër, me tre paragrafe, ku Veliu pretendon se i kërkon dorëheqjen Ramës, edhe pse Top News zbuloi ekskluzivisht se bëhet fjalë për shkarkim të tij.

Në vetëm tre paragrafë, akti i largimit të njërit prej drejtuesve më të kontestuar dhe akuzuar të organizatës së policisë ka pafund gabime drejtshkrimore.

Sipas Zaganit, Veliu është shkarkuar dhe jo dorëhequr.

“Vetëm po të shohësh me vemendje letren, kuptohet se është shkruar në çast, ndërsa kishte dhjetëra gabime ortografike. Ai ishte drejtor i përgjitshëm i Policisë. Atë letër e ka shkruar Fuga, ‘shkruaje këtu hajvan’, i kanë thënë. Mungon vula, stema e republikës së Shqipërisë. Na ka degjeneruar komplet fjalën dhe rolin e policit. As sekretari i tij nuk e ka bërë këtë”, tha Zagani.

Ish-zyrtari i policisë shtoi se Veliu ishte edhe vegël e Fatmir Xhafajt, ndërsa doli hapur në shërbim të vëllait të tij.

“Nuk ka qenë polic dhe as nuk do jetë. Ka qenë sherbëtor i politikës, ushtar i bindur. Kemi patur zyrat përballë në Vlorë. Në këto 4 vjet demonstroi se nuk u bë polic, por ushtar ipolitikës.

Ishte vegël e ministrit Xhafaj, mbrojti të pambrojtshmen. U pozicionua keq që në fillim. Doli në shërbim të vëllait të ministrit Xhafaj, dihej se do shkonte atje se ishte vendimi në Itali, por nuk la gur pa lëvizur”, tha Zagani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat