Vlorë, organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 33 vjeçari

Shqipëria

Vlorë, organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 33 vjeçari

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar që ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal të Vlorës është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, u konstatua se në fshatin Novoselë, Vlorë, në lokalin e shtetasit K. L., u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Në përfundim të veprimve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 33 vjeç, banues në fshatin Novosel, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat