Vrasje, trafik ndërkombëtar droge, e krijim grupi kriminal, dënohet me 15 vite burg në mungesë Domart Konjari

Shqipëria

Vrasje, trafik ndërkombëtar droge, e krijim grupi kriminal, dënohet me 15 vite burg në mungesë Domart Konjari

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:24
Domart Konjari

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg ne mungese Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala. Konjari akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” “krijimi i organizatave kriminale” por edhe një seri vrasjesh. Emri i Konjarit përmendet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa vrasje për trafikun e drogës.

Në dosjen e tij përmendet vrasja e 29 gushtit të vitit 1998, kur është ekzekutuar Gentian Dervishi, i njohur ndryshe me nofkën “Gent Kadaifi”.

Vrasja ndodhi pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë. Më pas, emri i Konjarit del në vrasjen e ndodhur në vitin 2003, në qytetin Rene të Francës, ku u vra Erion Murati për një mosmarrëveshje për trafikun e drogës. Lista e atentateve ku dyshohet se ishte përfshirë Konjari, vijon me ngjarjen e 3 gushtit të vitit 2005 në Tiranë, ku u ekzekutua Fatjon Naxhaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat