Ish-kryeprokurori shqiptar nuk gjendet nga policia, pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar

Shqipëria

Ish-kryeprokurori shqiptar nuk gjendet nga policia, pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:55
Adriatik Llalla

Policia e Shtetit nuk ka arritur ta arrestojë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, sipas burimeve të Euronews Albania pranë Policisë së Tiranës, e cila i ka dërguar SPAK një relacion për këtë çështje.

Tashmë mbetet në dorë të SPAK për të nisur procedurat për shpalljen e Llallës në kërkim ndërkombëtar përmes një kërkese tek Interpol Tirana.

Sipas verifikimeve të policisë, ish-kryeprokurori është larguar nga Shqipëria rreth dy javë para se të jepej vendimi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lalla është dënuar me 2 vite burg për mos deklarim dhe fshehje pasurie.

Vendimi është i formës së prerë, që do të thotë se ai duhet të nisë vuajtjen e dënimit, pavarësisht se avokati i Llallës ka deklaruar se do ta apelojë dënimin.

Ditën e shpalljes së vendimit, policia kontrolloi banesën e Adriatik Llallës, por nuk e gjeti ish-zyrtarin e lartë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat