"Skemë e Kryeministrit"/ Breçani: Rama i kërkoi Veliut të dorëhiqet, do mbahet mend për uniformën e pastër

Shqipëria

"Skemë e Kryeministrit"/ Breçani: Rama i kërkoi Veliut të dorëhiqet, do mbahet mend për uniformën e pastër

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:57
Erzen Breçani

Më 5 Tetor 2021, Ardi Veliu ka paraqitur dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vendin tonë. Në vend të tij tashmë është emëruar Gledis Nano.

Ndërkohë, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, tha se Veliut i është kërkuar dorëheqja nga Kryeministri Edi Rama.

Ai thotë se Drejtori i Policisë jep dorëheqjen vetëm nëse ka arsye shëndetësore apo familjare dhe në rastin e Veliut nuk ekzistonte asnjëra prej tyre.

Erzen Breçani: Nuk është dorëheqje, por i është kërkuar dorëheqje. për dorëheqjen ka një rregullore, ai ka një mandate 7 vjeçar. Nëse për arsye shëndetësore apo arsye të tjerë, jep dorëheqjen dhe a ja pranon apo jo Ministri dhe Kryeministri. Nuk jemi në kushtet që ai ka një arsye të fortë shëndetësore apo familjare. Në këto hipoteza bie poshtë kërkesa për dorëheqje, atë e kanë heq nga detyra. kemi dy paralelizima: Ministri dhe Kryeministri thonë se ka bërë punë shembullore, nga ana tjetër dorëhiqet. Veliu kur ka marrë mandatin e ka ditur që nuk do të jetë gjithmonë pranë familjes.

Për Breçanin, se letrat e dorëheqjes janë skemë që ka gjetur Rama sa herë do që të largojë nga posti  një person.

Erzen Breçani: Kjo është skemë e re që përdor Kryeministri sa herë që do të heq një njeri. Për ta hequr për shkelje në detyrë, për luftën e korrupsionit, tregon një dobësi dhe një karakter jo të fortë.

I pyetur se për çfarë do të mbahet mend Veliu, Breçani me ironi tha se ka mbajtur uniformën e pastër.

Erzen Breçani: Veliu do të  mbahet mend për të mirën e Partisë që e vuri në Krye të detyrës për menaxhimin e protestave që janë bërë kundër qeverisë. Shpërndau protestat me gaz lotsjellës. Ky ka qenë suksesi i tij. Ruajti objektet që të mos dëmtohet. Mbahet mend se edhe uniformën e ka mbajtur të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat