Çani befasohet se sa gjatë ka qëndruar Veliu në postin e drejtorit të Policisë së Shtetit

Shqipëria

Çani befasohet se sa gjatë ka qëndruar Veliu në postin e drejtorit të Policisë së Shtetit

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 00:56
Arian Çani

Gazetari Arian Çani befasohet se sa gjatë ka qëndruar Ardi Veliu në postin e drejtorit të Policisë së Shtetit, nëse e krahason profilin e tij me atë që preferon kryeministri Rama.

“Ishte i palatuar, ishte bio. Në 2021 me një kryeministër piktor, nuk shkon. Duhet një që t’i ngjajë kryeministrit.

Kontradikta është kjo, si ka mundësi që, pavarësisht meritave që mund të ketë pasur, Rama ka mbajtur një të ndryshëm nga ai? Ndërkohë që ky që vjen është më afër kryeministrit. Njeri i amerikanëve, ka bërë dy-tre operacione.

Për mua, Veliu katër vjet i ka trofe. Do qarkullojnë elitat administrative. Nuk mund të rrish më shumë se 4 vjet”, tha Çani në MCN Tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat