Makina humb kontrollin për shkak të lagështirës, dy të plagosur në Belsh/ Njëri në gjendje të rëndë

Shqipëria

Makina humb kontrollin për shkak të lagështirës, dy të plagosur në Belsh/ Njëri në gjendje të rëndë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 08:01
Ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në aksin Belsh-Kajan.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur.

Nga aksidenti janë plagosur dy persona të cilët u dërguan në spitalin e Elbasanit.

Një prej është çuar në spitalin kirurgjik ku i është nënshtruar një ndërhyrje dhe paraqitet në gjendje të rëndë.

Burime bëjnë të ditur për Panorama.al se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë.

Tashmë pritet një reagim nga policia për të bërë sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat