Kryefamiljari sqaron të vërtetën për djegien e shtëpisë për shkak të telenovelave

Shqipëria

Kryefamiljari sqaron të vërtetën për djegien e shtëpisë për shkak të telenovelave

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 09:32
I moshuari

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e djeshme në një banesë në zonën e ish/merkatos në lagjen “13 Shtatori” në Berat. Mësohet se shtëpia e së u përfshi nga flakët, pas shpërthimit të një bombole të vogël gazi.

Ndërkohë në media u përfol se çifti kishte vendosur gjellën në zjarr por ishin harruar pas televizorit duke parë telenovela.

Ndërkohë, në një lidhje direkte me “ABC e Mëngjesit”, ditën e sotme, kryefamiljari ka sqaruar të vërtetën, duke thënë se bashkëshortja ka pesë vjet që ka ndërruar jetë.

I moshuari ka bërë apel për ndihmë, pasi i janë djegur gjithçka nga ushqimet e deri te mobiljet. Sakaq, thekson se nuk ka asnjë të afërm ku të shkojë, prandaj është i detyruar të qendrojë aty.

“Bashkëshortja ka 5 vjet që nuk jeton.

Kur dola unë ndeza bombolën. Kur erdha kishte plasur bombën. Të ishte brenda do më kishte bërë hatanë. Po ishte jashtë, i dogji të gjitha që ishin në verandë, ushqimet e deri te mobiljet.

Nuk kam asnjë të afërm dhe do qendroj këtu në këtë gjendje.

Na është djegur dritarja e kuzhinës, ushqimet dhe mungon energjia elektrike. Gjithësecili mund të vijë në lagjen “13 Shtatori” te xhamia e qytetit dhe mund të na ndihmojë”, u shpreh i moshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat