Kim takohet me Ministren e Ekonomisë

Shqipëria

Kim takohet me Ministren e Ekonomisë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 15:51
Delina dhe Kim

Ambasadorja e SHBA është takuar me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Brahimaj.

Lajmin e ka bërë me dije Kim në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku shkruan se SHBA i bën thirrje Shqipërisë për forcimin e masave kundër pastrimit të parave dhe për luftën kundër korrupsionit.

“U takova dje me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për ta uruar atë për emërimin. SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien.

Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet amerikane, si dhe mbrojnë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja mes demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasadorja Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat