Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë/ Policia zbardh skemën: Kush janë 6 të arrestuarit

Shqipëria

Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë/ Policia zbardh skemën: Kush janë 6 të arrestuarit

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 20:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, për goditjen e veprave kriminale në fushën e farmaceutikës.

Gjashtë persona janë arrestuar. Bëhet fjalë për administratorët e farmacive, Blerim Bitri, Florian Marku, Florian Lila, Bashkim Osmani. Në pranga ka rënë edhe dërguesja e mallrave kontrabandë Margarita Xhaxhiu, si dhe punonjësi Jani Papuli.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Janë sekuestruar barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat