“Lëre, mos ja hiq mikrofonin”/ Qytetarja vë në siklet Berishën

Shqipëria

“Lëre, mos ja hiq mikrofonin”/ Qytetarja vë në siklet Berishën

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:19
Qytetarja

Një qytetare nuk është përmbajtur përballë Sali Berishës në foltore ku i ka kërkuar llogari se ku ishte kur Basha hiqte nga PD demokratët.

"Ku ishit juve kur u përjashtuan të gjithë demokratët me kontribut nga PD, a duhet ta gjykoj unë si një reagim ndaj sulmit tuaj personal apo duhet ta gjykoj unë si një kontribut për ngritjen e vlerave të Partisë Demokratike.

E dyta, Kjo foltore ka për qëllim ridimensionimin tuaj në krye të lidershipit të PD apo kjo foltore ka si qëllim ringritjen e PD," tha ajo dhe pas fjalës së saj salla shpërtheu në vërshëllima.

Ndërhyn Sali Berisha: Mos ja hiq mikrofonin, lere të shprehet qytetarja…

"E drejtë është pyetja ku isha unë kur u përjashtuam, u garantoj ndaj atij akti kryetari i PD i kamë thënë cdo gjë që ai meritonte. i kam thënë në zyrën time me këtë vendim që ke marrë ata kanë të drejtën e zotiti të ndërmarrin kundra teje cdo vendim politik sepse ti i vrave në pusi," tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat