Basha në takim me ambasadorin holandez: Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi të zgjedhjeve

Shqipëria

Basha në takim me ambasadorin holandez: Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi të zgjedhjeve

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:19
Pamje nga takimi

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin holandez Reinout Vos.

Përmes një postimi në Twitter, Basha ka zbuluar se çfarë u diskutua në takim. Kreu i PD-së thotë se ndau me ambasadorin shqetësimin për shkeljen e çdo standardi në zgjedhje dhe gjithashtu diskutoi për sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit.

“Si u shit energjia me 20-30 euro në verë nga 130 çmimi i bursës”, LSI tjetër thirrje SPAK: Heto KESH dhe OSHEE

“Mirëprita ambasadorin hollandez @ReinoutVos.

Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet,” shkruhet në postimin e Bashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat