Arrestimi i Thoma Gëllçit, Ylli Manjani zbulon prapaskenat dhe lëshon deklaratën e ashpër

Shqipëria

Arrestimi i Thoma Gëllçit, Ylli Manjani zbulon prapaskenat dhe lëshon deklaratën e ashpër

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:29
Ylli Manjani

Avokati i njohur Ylli Manjani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, ndër të tjera edhe për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi.

Manjani e quan gjithë këtë një cirk për të bërë njerëzit të harrojnë çmimet e ngritura nga qeverisja korruptive.

Postimi i Manjanit:

Arrestimi i Thomait Gëllçit dhe kopaçet që këput Bosi në TV me çmimin e hashashit janë cirk.
Cirku Rama që ofrohet si shfaqje për të bërë njerëzit të harrojnë çmimet e ngritura nga qeverisja korruptive!

Pjesë e kësaj shfaqje cirku është padyshim dhe partia e Lulit. Ky i fundit bën numra shpejtësie me Vulën e PD…

Nuk e di ç’ka bërë Thomai, por çfarëdo të ketë bërë nuk është ai që thau kaskadën e Drinit dhe burimet financiare të KESH dhe OSHE.

Meqë ra fjala, keni dëgjuar ndonjë

krizë në botë që të ketë një datë fillimi dhe një datë fikse mbarimi?!! Se cirku Rama do të na fshijë edhe memorien. Do të na shpërlajë trutë para se të rrjepë paratë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat