“Jeni të vdekur”/ Familja shikon tmerr me sy, 6 persona i dhunojnë me shkopa bejsbolli, kryefamiljari ndan detajet tronditëse

Shqipëria

“Jeni të vdekur”/ Familja shikon tmerr me sy, 6 persona i dhunojnë me shkopa bejsbolli, kryefamiljari ndan detajet tronditëse

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Një familje e tërë është terrorizuar nga Kuçovë nga 6 persona, të cilët u kanë hyrë në banesë me forcë. 34-vjeçari Arbër Liço rrëfen se gjashtë persona kanë shkuar në banesën e tij me shkolla bejzbolli dhe kanë tentuar me forcë të hyjnë brenda.

Duke u përpjekur që të mbyllte derën , Liço është dhunuar prej tyre me shkopa bejzbolli dhe shenjat e dhunës i ka ende në trup, edhe pse kanë kaluar dy ditë nga ngjarja.

Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço, agresorët u kanë thënë “jeni të vdekur”.

Pasi njoftoi policinë 34-vjeçari ka bërë edhe një kallzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, përpara oficerit të Policisë Gjyqësore Dilaver Xhaferraj.

“Kam qenë duke u kthyer nga puna në hyrje të Kuçovës rreth orës 6 . Ka qenë Loni Malaj me një person të quajtur Xhelo të cilët më kanë sharë dhe më kanë ofenduar. Arsyen nuk e di, kam ndaluar makinën dhe i kam pyetur pse më shanin, kanë vazhduar po njësoj.

Kam shkuar në shtëpi, më pas më ka ardhur Loni Malaj bashkë me djalin e vet Gert Malajn me shkopa bejsbolli kanë dhunuar banesën, më kanë sharë, më kanë ofenduar, më kanë kërcënuar mua prindërit e mi dhe nipin tim. Me shpejtësi kam mbyllur portën me çelës, nuk i kam lënë të hyjnë brenda. Lon Malajn e njoh, Gert Malajn e njoh, personat e tjerë me fytyrë i njoh.

Kam lajmëruar policinë e shtetit, kanë bërë ato hetimet e veta, i kam kërkuar të gjejnë personat që e kanë bërë këtë. Më kanë thënë që nuk i kanë gjetur, por Kuçova është e vogël, po të duan ata i gjejnë. Nuk mund të jetë e vështirë në një qytet kaq të vogël, ku të gjithë e njohin njëri tjetrin.

Më kanë terrorizuar, kërcënuar me jetë e me të gjithë. Arsyen nuk e di, të ma japi Loni Malaj se unë nuk e di. Të gjenden personat që na kanë kërcënuar, nëse nuk duan të na lënë të jetojmë këtu, të na thonë e të dalim të ikim jashtë shtetit.”, tregon ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat