Mblidhet Kryesia e grupit të PD, Basha debat me Bylykbashin dhe Nokën

Shqipëria

Mblidhet Kryesia e grupit të PD, Basha debat me Bylykbashin dhe Nokën

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 23:25
Lulzim Basha

Është shoqëruar sërish me tone të larta mbledhja e Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që u zhvillua pasditen e së dielës.

Burime nga selia blu bën të ditur se deputeti Oerd Bylykbashi ka kërkuar sqarime nga kryedemokrati Lulzim Basha nëse Rama i ka ofruar pazar për shtyrjen e afatit të Vettingut në këmbim të Reformës Territoriale.

Ndërkohë që Basha duke iu referuar pikërisht komenteve që Bylykbashi bëri një ditë më parë në rrjetet sociale për këtë çështje, mësohet të jetë shprehur se ai me qëndrimet e tij po dëmton Partinë Demokratike.

Gjithashtu të njëjtat burime bënë të ditur se gjatë mbledhjes së Kryesisë së grupit që zgjati afro 2 orë, deputeti Flamur Noka ka debatuar sërish me Bashën për çështjen “Berisha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat